Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Të premten në “Takim virtual me Shëndritin” internistja, endokrinologia dhe diabetologia, Merita Emini-Sadiku

Të premten më fillim nga ora 20:00, në emisionin “Takim virtual me Shëndritin”, do të jetë e ftuar internistja, endokrinologia dhe diabetologia, Merita Emini-Sadiku.

Sadiku diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 2000, në Universitetin e Tiranës, për të magjistruar më pas në Universitetin e Prishtinës në vitin 2007.

Titullin “Doktor i shkencave mjekësore” e mori në vitin 2012 në Universitetin e Zagrebit në Kroaci. Ajo po ashtu u specializua si endokrologe, diabetologe dhe interniste.

Me të ftuarën do të diskutohet për sëmundjet e gjëndrës tiroide. Të gjithë ata që kanë ndonjë pyetje lidhur me temën, këtë mund ta bëjnë duke u orientuar në faqen “Familja Jonë” në Facebook ose Instagram, ose edhe gjatë kohës kur intervista është duke u zhvilluar, në hapësirën për komente.

Për shumçka lidhur me sëmundjet e gjëndrës tiroide, ndiqeni emisionin më fillim nga ora 20:00 vetëm në faqen e Facebook-ut të “Familja Jonë”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë