Sht, Shk 27, 2021
Banner Top
Banner Top
Të mirat që vijnë nga mishi i peshkut

Peshku, është një prej ushqimeve më të shëndetshme, pasi ka në përbërje proteina dhe Vitaminë D.

E rëndësishme është që peshku është një burim i pakontestueshëm i omega 3, që është i domosdoshëm për trupin dhe trurin.

Të gjithë duhet të hanë peshk së paku një herë në javë në mënyrë që të parandalojnë sëmundje të ndryshme.

Më poshtë mund t’i lexoni disa nga të mirat që vijnë nga mishi i peshkut:

Ulë rrezikun nga sulmet e zemrës

Sëmundjet e zemrës janë shumë të përhapura dhe shkaktarët kryesor të vdekjeve të parakohshme.

Nëse ju konsumoni peshk së paku një herë në javë, hulumtimet kanë treguar që kjo gjë ulë rrezikun që të prekeni nga sëmundjet e tilla.

Një studim i kryer nga PubMed Central në SHBA, ka treguar që ata që ushqehen një apo më shumë herë në javë me peshk, ulin rrezikun për tu prekur nga sëmundjet e zemrës me 15 përqind.

Hulumtuesit besojnë që arsyeja është tek përbërja e lartë që ka peshku me omega 3.

Ndikon në shëndetin e trurit

Funksionimi i trurit bëhet më i ngadaltë, me kalimin e viteve. Shumë studime përkrahin atë se konsumimi i mishit të peshkut, rritë funksionimin e trurit.

Mund të ndihmojë në trajtimin e depresionit

Depresioni është shumë i përhapur. Karakterizohet me disponim jo të mirë, mërzi, energji të ulët dhe ulje të interesit për aktivitetet e përditshme.

Hulumtuesit besojnë që njerëzit që konsumojnë mish peshku, kanë më pak tendencë të preken nga depresioni. Sipas Institutit amerikan të Shëndetit, omega 3 që përbën peshku ndikon në luftimin e depresionit dhe rritë në masë të madhe efektin që kanë anti-depresantët.

Parandalon astmën tek fëmijët

Astma është një sëmundje që dekadave të fundit ka pësuar rritje, por që mund të parandalohet përmes ushqimit siç është peshku. Studimet e bërë nga PubMed Central, tregojnë që fëmijët që hanë mish peshku kanë 24 përqind më pak mundësi të preken nga astma./Familja Jone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë