Mër, Mar 27, 2024
Banner Top
Banner Top
Të flini në dhomë të ftohtë mund t’iu ndihmojë të dobësoheni

Njerëzit kanë disa lloje të yndyrave. Yndyra e bardhë, e cila ruan energji shtesë. Yndyra e bardhë është karakteristikë e mbipeshës dhe rrit rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të tjera.

Yndyra kafe, në të kundërtën, djeg energjinë kimike për të krijuar nxehtësi dhe për të ndihmuar në ruajtjen e temperaturës së trupit. Studiuesit kanë treguar se kur flen në një dhomë të ftohtë, qelizat e bardha të yndyrës te njerëzit marrin karakteristikat e qelizave të yndyrës kafe, shkruan Bestlifeonile.

Për këtë studiesit kanë bërë një hulumtim, ku kishin marrë pesë burra të shëndetshëm, me moshë mesatare rreth 21-vjeç, me qëndrim për katër muaj në një njësi kërkimore klinike në Qendrën Klinike në Bethesda, Maryland. Burrat merreshin me aktivitete të rregullta gjatë ditës dhe më pas ktheheshin në dhomën e tyre private çdo mbrëmje. Temperatura e dhomës u caktua në 24 ° C (75 ° F) gjatë muajit të parë, 19 ° C (66 ° F) muajin e dytë, 24 ° C përsëri për muajin e tretë dhe 27 ° C (81 ° F) ) muajin e fundit.

Pas një muaji ekspozimi ndaj të ftohtit, pjesëmarrësit patën një rritje prej 42% të vëllimit të yndyrës kafe dhe një rritje prej 10% të aktivitetit metabolik të yndyrës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë