Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Të dhënat e fundit: Vaksina e Modernas 100% efektive ndaj rasteve të rënda të koronavirusit

Kompania farmaceutike, Moderna, aplikoi të hënën në Administratën e Ushqimit dhe Barnave në ShBA për autorizimin e vaksinës Moderna, pasi kjo e fundit ka një efektivitet 100 për qind ndaj rasteve të rënda ndaj koronavirusit, transmeton CNN.

Pas këtij lajmi, Moderna pritet të aplikojë për autorizim të vaksinës edhe në Evropë.

Padyshim, kalimi nga 94.5 % në 100% është një e arritur e madhe, andaj të dhënat e fundit janë pritur me një emocion të vecantë.

“Kjo është befasuese”, ka thënë Dr. Paul Offit, një anëtar i komitetit këshillues të vaksinave të FDA. “Këto janë të dhëna të mahnitshme”, shtoi tutje ai.

Edhe shefi i Modernas u bë emocional për këto të arritura. Ai pranoi se kishte qarë nga gëzimi.

“Ishte hera e parë që e lejova veten të qaja”, citohet të ketë thënë Dr. Tal Zaks. “Ne jemi në pritje të plotë për të ndryshuar rrjedhën e kësaj pandemie”, shtoi ai.

Moderna është kompania e dytë që aplikon për autorizim të vaksinës, pas asaj të Pfizer që aplikoi më 20 nëntor.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Amerikë pritet t’i shqyrtojë aplikacionet e të dyja kompanive.

Ndërkohë, sipas Dr. Anthony Fauci, vaksinimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të ndodhë në fund të dhjetorit. /famijajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë