Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Studiuesit për tamponët: Testet mund të kapin dhe copa të vdekura koronavirusit

Shkencëtarët britanikë thonë së fundmi se testi kryesor për diagnostikimin e koronavirusit mund të identifikojë dhe copëza të vdekura të tij nga infeksione të vjetra.

Shumica e njerëzve mund të përhapin infeksionin te të tjerët për afro një javë, por ata mund të testojnë pozitivë edhe disa javë të tjera më pas.
Studiuesit thonë se kjo mund të sjellë një mbivlerësim të masës aktuale të pandemisë.

Prof. Carl Heneghan, një nga autorët e studimit të fundit thotë se dhënia e një rezultati “po/jo” bazuar në detektimin e virusit duhet të ketë një pikë ndarjeje në mënyrë që fragmentet shumë të vogla të tij të mos japin një rezultat pozitiv.

Ai beson se zbulimi i gjurmëve të vjetra të virusit mund të jetë arsyeja përse numri i rasteve po rritet kurse gjendja në spitale mbetet e qëndrueshme.

Qendra mjekësore e Oxford rivlerësoi prova nga 25 studime ku mostra nga testi pozitiv ishin vendosur në ‘pjata favorizuese’ laboratori për të parë nëse do të rriteshin apo ngjalleshin.

Kjo metodë e “kultivimit viral” sinjalizon nëse testi ka dalluar një virus aktiv që mund të riprodhohet e të përhapet, dhe jo fragmente të vdekura që nuk mund të rriten as në laborator e as në një person.

Testi standard i tamponit përdor kimikate për të amplifikuar materialin gjenetik të virusit, në mënyrë që ai të studiohet. Por kur ne marrim përgjigjen po ose jo nuk na thuhet se sa virus kishte në mostër, apo sa gjasa ka që ato të jenë aktive.

Pra një person me një masë të madhe virusi aktiv, dhe një person me fragmente të mbetura nga një infeksion që është kaluar tashmë, marrin të njëjtën përgjigje pozitive.

Youtube

Arkiva

Kategoritë