Enj, Mar 4, 2021
Banner Top
Banner Top
Studim për Covid-19: Të sëmurët zhvillojnë antitrupa

Kush shërohet nga CoVid-19, zhvillon gjithnjë antitrupa që mbrojnë nga virusi. Konfirmimi vjen nga një studim i universitetit mjekësor Chongqing, publikuar në revistën Nature Medicine që tregon se 100 për qind e pacientëve të analizuar, kanë antitrupat IgG, që prodhohen gjatë infeksionit të parë dhe që mbrojnë në plan afatgjatë. Kjo do të thotë, që testet serologjike mund të jenë të dobishëm për të diagnostikuar pacientët e dyshuar.

Një tjetër kontribut në kërkimet për koronavirusin vjen edhe nga Koreja e Jugut. Fakti që pacientë që ishin konsideruar të shëruar kanë rezultuar sërish pozitivë në testet për CoVid 19, mund të tregojë se ata kanë pasur në organizëm akoma fragmente të virusit, por jo aktive. Qendra koreane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, struktura shkencore koreanojugore që merret me epideminë, e konfirmon këtë. Fakti që disa persona në Korenë e Jugut, që konsideroheshin të shëruar nga koronavirusi i ri, kishin rezultuar sërish pozitiv, shkaktoi jo pak shqetësim.

Deri më sot, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, rastet e tilla janë 277.  Koreja e jugut përdor për diagnostikimin e koronavirusit të ri, një test të reaksionit zinxhir të polimerasit, PCR, që gjurmon informacionet gjenetike që përmban ARN-ja e virusit. Testi është në gjendje të zbulojë edhe sasi të vogla ARN-je virale në qelizë, edhe pasi pacienti është shëruar. Virusi pushton bërthamën e qelizës duke u kombinuar me ADN-në e pacientit-shpjegojnë kërkuesit. “Kjo do të thotë se virusi nuk krijon një infeksion kronik. Veç të tjerash, nuk rezulton që ai të qëndrojë i fjetur në bërthamën e qelizës.

Arkiva

Kategoritë