Pre, Jan 15, 2021
Banner Top
Banner Top
Stresi post traumatik – Shkaqet, simptomat dhe trajtimi

Në këtë kohë pandemie, padyshim se tema më e diskutuar nga njerëzit është shëndeti në përgjithësi. Kur po kalojnë më shumë se pesë muaj që nga koha e shfaqjes së virusit në Kosovë, është ende në pikëpyetje se sa dhe si do të ndikojë koronavirusi në gjendjen tonë mentale, edhe pse akoma nuk dihet se kur do të përfundojë ai.

Ekspertët e shëndetit mental po ashtu e vunë në pah një rrezik të shfaqjes së problemeve  të theksuara mentale në postpandemi. Se në çfarë mënyre do të manifestohen nuk është shpjeguar, por shqetësimet çojnë drejt çrregullimit nervor të ashtuquajtur stres post traumatik.

Ҫrregullimi i stresit post traumatik është një çrregullim ankthi që shfaqet pasi që njeriu ta ketë përjetuar ndonjë ngjarje të rëndë në jetën e tij (p.sh. aksident, luftë etj). Pra, stresi post traumatik si problem përfshin një sërë të sjelljeve patologjike që janë të lidhura kauzalisht (shkak-pasojë) me traumen e pësuar më herët.

Simptomat më të theksuara të këtij çrregullimi janë: ripërtrirja e ngjarjeve traumatike në kujtesë (ankth, stres etj.),  mpirje emocionale (shmangie nga aktivitetet dhe humbje e interesimit për jetë në përgjithësi), gjallëri e shtuar (vështirësi për të rënë në gjumë, vështirësi në koncentrim, nervozë etj.)

Nga stresi post traumatik mund të preket kushdo, prandaj kjo nuk është shenjë dobësie e personit që vuan nga ai. Por, natyrisht, më të rrezikuarit janë njerëzit që kanë përjetuar ndonjë luftë, dhunë fizike ose seksuale, aksident apo çfarëdo problemi që individi mund ta ketë pritur rëndë emocionalisht dhe mendërisht.

Stresi post traumatik mund të jetë i trajtueshëm deri në një shkallë. Pra, përderisa individi është i aftë të ripërpunojë pjesë nga ngjarja e përjetuar, mund të përdoret si trajtim teoria konjtive e sjelljes. Kjo teori tenton që t’i ndihmojë pacientit që të ripërpunojë ngjarjen në tërësi, ashtu që do të jetë më e lehtë më pas, me ndihmen e ilaçeve, të intervenohet nga psikiatri.

Natyrisht, situata e pandemisë mund të jetë përjetuar rëndë nga njerëz të ndryshëm dhe nuk përjashtohet mundësia që pikërisht pademia të jetë trauma e cila do ta përftojë stresin post traumatik.

Arkiva

Kategoritë