Tue, Aug 20, 2019
Banner Top
Sportet që ua zgjasin jetën

Jeta e shëndetshme përveç ushqimit, si pjesë të ekuacionit e ka edhe sportin. Ka shumë studime që mbështesin idenë se sporti i mban larg sëmundjet.

Por janë disa sporte që janë më ‘të shëndetshme’ se sa të tjerat.  Studimet e fundit të bëra nga hulumtuesit e “The Copenhagen City Heart Study” treguan që njerëzit që praktikojnë sporte grupore, jetojnë më gjatë se sa ata që praktikojnë sporte individuale. Ekspertët thonë që këto sporte përveç fizikisht iu bëjnë mirë edhe për gjendjen mendore.

Vrapi gjithashtu është i domosdoshëm për personat që duan të jetojnë gjatë. Studimet tregojnë që vrapi ulë nivelin e kolesterolit në gjak – që është arsyeja kryesore për sëmundjet kardiovaskulare. 

Joga është e vërtetuar që përveç që ndikon në qetësinë e mendjes, ndikon edhe në mirëqenien fizike.

Noti në anën tjetër është një sport që aktivizon të gjithë muskujt e trupit por përveç muskujve ndikon edhe tek mushkëritë. /Familja Jone

Banner Content

Arkiva

Kategoritë