Sht, Shk 27, 2021
Banner Top
Banner Top
Spitalet në Zvicër mund të përballen me kolaps  nëse COVID 19 vazhdon të përhapet njëjtë

Sistemi i Shëndetësisë i Zvicrës mund të pësojë kolaps deri në fund të muajit, nëse koronavirusi vazhdon të përhapet me ritmin e njëjtë, ka paralajmëruar të martën një zyrtar i qeverisë zvicerane.

Autoritetet zvicerane kanë bërë të ditur se 2.650 veta janë testuar pozitivë për koronavirusin dhe 19 kanë vdekur, duke parashikuar se numri do të rritet gjatë javëve në vijim.

Daniel Koch, kreu i divizionit për sëmundje infektuese në Zyrën Federale të Shëndetësisë, i ka nxitur banorët që t’i respektojnë masat strikte të emergjencës, të vendosura gjatë kësaj jave, raporton Reuters.

“Njerëzit që infektohen sot, do të na vijnë pas dhjetë ditësh”, ka thënë Koch gjatë një konference shtypi. “Duhet siguruar që numri i të infektuarve të bjerë, pasi që në të kundërtën, spitalet zvicerane nuk do të mund të bëjnë ballë brenda dhjetë ditësh”, ka thënë ai. /Familja Jone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë