Hën, Nën 30, 2020
Banner Top
Banner Top
Sot shënohet dita botërore e kancerit të pankreasit

Sot është dita botërore e kancerit të pankreasit .

Dr.Visar Zekaj specialist i mjekësisë interne, në këtë ditë ka nxjerr disa të dhëna të rëndësishme për kancerin e Pankreasit të cilat janë publikuar dhe miratuar nga Unioni Europian i Gastroenterologëve (UEG).

Rreth 64% e europianëve nuk kanë njohuri për kancerin e pankreasit dhe rreziqet që mund të qojnë deri te shfaqja e tij.

Kanceri i pankreasit është shkaktari i 4 i vdekjeve nga kanceri në Europë!

Pirja e duhanit në 25% të rasteve i atribuohet si shkaktar i shfaqjes së kancerit të pankreasit!

Pacientët e diagnostifikuar me kancer të pankreasit humbin 98% të jetëgjatësisë së tyre pas diagnostifikimit me këtë sëmundje!

Pacientët me diabet kanë 120% rrezik më të lartë për tu sëmurë me kancer të pankreasit!

Shkalla e vdekshmërisë nga kanceri i pankreasit është ngritur çdo vit në 40 vitet e fundit!

Mesatarja e mbijetesës nga kanceri i pankreasit pas diagnostifikimit është 4.6 muaj!

Për kancerin e pankreasit ndahen nën 2% të fondeve kërkimore në tërë Europen!

Kanceri i pankreasit prek më shumë meshkujt sesa femrat në raportin 10:7 (10 meshkuj, 7 femra)!

Shkalla e mbijetesës nga kanceri i pankreasit në Europë është 3%!

Shkalla e mortalitetit nga kanceri i pankreasit është më e lartë në Mbretërinë e Bashkuar, Skandinavi, Eurpoen lindore dhe në Holandë! /Familjajonë/

Arkiva

Kategoritë