Enj, Mar 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Sot lirohen tre pacientë të shëruar nga koronavirusi

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha, në një konferencë për media ka dhënë detaje lidhur me gjendjen e pacientëve të shtrirë në këtë klinikë.

”I kemi të spitalizuar 53 pacientë të cilët janë Covid Pozitiv, prej tyre 12 raste janë me oksigjenoterapi, janë në gjendje stabile por po menaxhohen ne repartet e Klinikës Infektive”.

”Tre raste janë në mjekimin intenziv në Klinikën Infektive, prej tyre dy janë të intubuar kurse një është me oksigjenoterapi dhe është në gjendje stabile”.

Veç tyre, Ajazaj-Berisha shtoi se sot nga Klinika Infektive sot lirohen tre pacientë të shëruar nga virusi, derisa detaje të tjera shtesë për rastin e 69 vjeçarit që nuk i mbijetoi virusit, nuk dha.

”Sot nga Klinika Infektive do të lirojmë tre pacientë të cilët tanimë janë të shëruar nga Covid-19, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të lirohen në shtëpi”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë