Sht, Jan 16, 2021
Banner Top
Banner Top
Skulptori që punoi shtatoren e Skënderbeut: Askush prej nesh nuk ia ka prerë kërthizën Skënderbeut!

Shkruar nga: Shëndrit Lumi

Skulptura e inaugurar në Prizren, me rastin e 28 Nëntorit, bëri bujë në rrjetet sociale, duke ngjallur shumë pakënaqësi dhe komente nga njerëzit mbi punën e skulptorit në shtatoren e heroit Gjergj Kastriot- Skenderbeu.

Portali “Familja Jonë” arriti të kontaktoj skulptorin Sinan Aliaj nga Prizreni nga i cili mësuam se iu deshēn gjashtë muaj që kjo vepër arti të ‘jetojë’ në Prizren.

Ndonëse puna e tij është gjykuar shumë në rrjete sociale, Aliaj u shpreh ekskluzivisht për portalin tonë se ai është shumë i kënaqur me finalizimin e veprës së tij të artit.

 “Po, sigurisht sepse vet e kam punuar. Skulptura asnjehere nuk finalizohet por duhet ta dije skulptori se ku dhe kur te ndalet’’.

Aliaj poashtu për portalin “Familja Jonë’’ i komentoi reagimet e njerëzve lidhur me shtatoren që u inagurua në Prizren për nder të 108 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

‘’Nje veper arti, iu dedikohet shoqerise me qellimin dhe mundesine qe secili te krijoj pershtypjen e vet, andaj nuk i nderhyj askujt ne perceptimin e tij/saj. Arti eshte i lire’’, theksojë Aliaj.

Dhe në fund tē bisedës, i pyetur nga “Familja Jonë”, se në finalizimin e punës mos ka ndikuar koha e shkurtër apo edhe materiali i përdorur, Aliaj, u shpreh që ‘askush nuk ia ka prerë kërthizën Skëndërbeut’.

 “Une nuk e kam iden se cfare pritshmeri kane pas te tjeret, sepse me sa di une askush prej nesh nuk ia kemi prere kerkthizen e as nuk e kemi perkundur ne djep Skenderbeun’’, u shpreh skulptori prizrenas.

Gjithashtu në fund të intervistës Aliaj tha që ‘arti është intrigues’ dhe pati një krahasim mes artit të skulpturës dhe tatuazheve.

‘’Dikujt mund ti del pune edhe me tatute e Dafina Zeqirit edhe pse asaj i shkojne bukur’’, tha Aliaj.

Ndryshe, gurthemeli i shtatorës së Gjerg Kastriotit-Skënderbeut u vu më 28 nëntor të vitit të kaluar për tu inaguruar pikërisht një vit më pas.

Arkiva

Kategoritë