Mër, Dhj 2, 2020
Banner Top
Banner Top
Sindikata e infermierëve ndaj vendimit të qeverisë: Është ofenduese që infermierët të marrin 150 euro

Pas vendimit të qeverisë për dhënien e pagave shtesë për punëtorët dhe stafin shëndetësor, vjen edhe reagimi i Sindikatës së Infermierëve të cilët janë të pakënaqur me pagën e ofruar nga qeveria.

Sipas tyre, infermierët janë të diskriminuar nga ky vendim.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ndihet e indinjuar me vendimin e sotëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me diskriminimin që i’u është bërë infermierëve në shtesat bazuar në Ligjin antiCOVID. Duke mos dashur që të nënvlerësojmë punën e mjekut i cili në bazë të marrëveshjes përfiton 250€ në muaj, 150€ për infermierin duke e ditur punën, angazhimin dhe sakrificën e infermierit në raport me pacientin, kujdesin kontinual 24h për pacientin, dhënien e shërbimeve në çdo kohë, ne si Sindikatë e konsiderojmë diskriminuese si dhe mosvlerësim të profesionit, punës dhe angazhimit të infermierit.I bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të rishqyrtojnë urgjentisht marrëveshjen me akterët e involvuar pasi kjo marrëveshje është ofenduese për komunitetin infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor e cila tregon vlerësim joreal të punës së infermierit në periudhën në të cilën po kalon vendi ynë“, ishte reagimi i sindikatës në Facebook.

Ata po ashtu nuk përjashtuan as mundësinë e protestave, si shenjë pakënaqësie.

Arkiva

Kategoritë