Mër, Mar 27, 2024
Banner Top
Banner Top
“Sigurimi i qasjes së grave në drejtësi përmes rritjes së llogaridhënies institucionale”

INJECT është duke implementuar projektin “Sigurimi i qasjes së grave në drejtësi përmes rritjes së llogaridhënies institucionale” që ka për qëllim të rritet profesionalizmi i institucioneve për të ofruar trajtim adekuat për rastet e dhunës në familje, ndarjen e pasurisë së përbashkët dhe mirëmbajtjen financiare.

Ndër angazhimet e tjera, është përkujdesur që të sjellë një video sensibilizuese, të njohjes së të drejtave të viktimës gjatë raportimit të dhunë në familje, Në këtë video prezantim ju mund të njiheni me disa nga të drejta që janë të garantuara me ligj dhe që ju takojnë viktimave të dhunës gjatë raportimit. Njohja e të cilave është e domosdoshme për të pasur një qasje më të afërt me institucionet e drejtësisë.

Një numër i konsiderueshem i rasteve të viktimave të dhunës në familje, kontaktin e parë e kanë me policinë, tek e cila kërkojnë mbrojtje dhe siguri. Duke pasur parasysh traumën e fituar si rrejthoje e dhunës së ushtruar ndaj viktimave, kuptohet qe roli i policies në këtë drejtim është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Gjithashtu INJECT së shpejti do të publikoj një raport lidhur me Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Raste të Dhunës në Familje Ky raport sjell gjetjet e shkeljeve ligjore dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut nga institucionet e drejtësisë gjatë trajtimit të dy rasteve të dhunës në famlije. Raporti ka për qëllim ta vë në dukje mangësitë dhe problemet me zbatimin e ligjeve dhe politikave në fuqi për mbrojtjen nga dhuna në familje, si dhe jep rekomandime për ndryshime të përgjithshme për adresimin dhe shmangjen e shkeljeve të tilla në të ardhmen.

https://www.facebook.com/watch/?v=2806481452966087

Youtube

Arkiva

Kategoritë