Pre, Shk 26, 2021
Banner Top
Banner Top
Si t’i përdorni rrjetet sociale?

Rrjetet sociale, kanë lehtësuar jetën e miliona personave. Tani është shumë më lehtë të komunikosh me të afërmit e shoqërinë. Të marrësh informacion e të shpërndash informacion. Por sa me të vërtetë po na ndihmojnë rrjetet sociale? Cilat janë dëmet që po vijnë nga përdorimi i rrjeteve virtuale?

Një e treta e amerikanëve të rritur, i shohin rrjetet sociale si të dëmshme për shëndetin mendor.

Sipas Asociacionit Amerikan të Psikiatërve, vetëm pesë përqind e të intervistuarve, i shohin rrjetet sociale si pozitive për shëndetin mendor. 45 përqindshi tjetër është përgjigjur që rrjetet sociale ndikojnë edhe pozitivisht edhe negativisht.

Kurse dy e treta e pjesëmarrësve në këtë hulumtim, besojnë që rrjetet sociale shkaktojnë izolim dhe vetmi. Madje shumë prej tyre, e kanë lidhur përdorimin e rrjeteve sociale me depresionin.

Ky Asociacion ka renditur disa rregulla se si t’i përdorni rrjetet sociale:

1. Limitoni kohën e përdorimit

Përdorimi i rrjetit sociale ndalon bisedat sy më sy, prandaj sipas tyre duhet që kur jeni me miq apo familjarë të mos e prekni telefonin.

2.  Mundohuni të abstenoni një kohë

Studime të shumta kanë zbuluar që kur një person abstenon nga përdorimi i telefonit dhe rrjeteve sociale, ka më pak stres.  Sipas ‘Journal of Social and Clinical Psychology’ nëse kontrolloni Facebook-un,  Instagram-in e Snapchat-in për vetëm 10 minuta në ditë, atëherë do ndiheni më pak i vetmuar.

3. Mos lejoni që realiteti virtual të ta zëvendësojë jetën reale

Natyrisht që mund t’i përdorni rrjetet sociale për të biseduar me familjarët e miqtë, por mos harroni t’i vizitoni ata. Kur rrjetet sociale përdoren arsyeshëm, atëherë në vend që të krijojë hapësirë mes njerëzve të dashur, do krijojë më shumë dashuri. /Familja Jone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë