Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Libër: “SI TË KUROHEMI ME USHQIME”

Libri i propozuar nga Libraria Dukagjini për këtë javë është


Ky libër është një përmbledhje e bukur e dietologut dhe fitoterapistit CiroVestita, me këshilla për një tavolinë të shëndetshme e të thjeshtë në çdo shtëpi. Libri qëllim kryesor ka të na mësojë rreth aftësive shëruese të ushqimeve dhe përdorimin e  tyre sa më efikas në mënyrë që të përfitojmë sa më shumë benefite prej tyre.

Temë shumë delikate dhe e shpeshtë është edhe mbi pesha dhe mënyrat më efikase për të rënë në peshë, andaj ky libër përmban kapituj të veçantë ku i kushtohet dietave sa më të shëndetshme për të arritur peshën që ne dëshirojmë.

Dietologu Cirona udhëzon rreth racioneve ditore siç janë: mëngjesi, dreka, darka, dhe ushqimeve që duhet ti konsumojmë për të rënë në peshë, ku na këshillon se çdo herë duhet ti shoqërojmë me aktivitete fizike.

Këshillat bazë
– Të përdoren sa më shumë zarzavate sepse përmbajnë veti ngopësh dhe janë shumë të dobishme.
– Jo më shumë se 40 gram bukë në vakt.
– Ushqimet që duhen preferuar- të gjitha ushqimet që përmbajnë vitaminën A, të cilat janë :mëlçia e viçit, salmoni, karotat, spinaqi, hurma, shalqiri, pjepri etj..
– Ushqimet që duhen kufizuar-ëmbëlsirat, pijet me substanca ngjyruese, ushqime të përpunuara, sallamet, sheqeri i rafinuar, birra dhe alkoolikët e rëndë.

Ky libër i mundëson lexuesit zgjedhjen e ushqimeve për një jetë më të shëndetshme dhe të gjatë. Dieta dhe terapi me ushqime bimore që na ndihmojnë të jemi mjekë të vetvetes. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë