Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Si të kuptoni nëse fëmija juaj po kalon në depresion

Depresioni mund të prekë fëmijët dhe të rinjtë ashtu siç ndodh me të rriturit. Një studim i fundit tregon se ¼ e vajzave (24%) dhe 1 në 10 djem shfaqin shenja të depresionit në moshën 14 vjeç.

Hulumtuesit shkencorë nga Instituti i Edukimit UCL dhe Universiteti i Liverpulit monitoruan më shumë se 100 mijë fëmijë dhe zbuluan se raportimet e 14-vjeçarëve mbi problemet e tyre emocionale ishin ndryshe nga ato të prindërve.

Shqetësues është fakti që ka të dhëna të cilat tregojnë se prindërit e nënvlerësojnë gjendjen emocionale të vajzave (nëse janë në ankth apo stres) dhe shqetësohen më shumë për djemtë sepse ata janë më të rezervuar me të tjerët.

Autorja kryesore e studimit, dr. Praveetha Patalay, nga Universiteti i Liverpulit, thotë se adoleshentët, sidomos vajzat, po përballen me më shumë vështirësi se gjeneratat e mëparshme sa i përket shëndetit mendor.

Shumë faktorë mund të ndikojnë në këtë rast, si stresi i provimeve apo shqetësimet në lidhje me pamjen e jashtme. Megjithatë, ky shtim i rasteve të depresionit tek adoleshentët mund të jetë edhe për shkak të njohurive të shumta që ka shoqëria sot mbi problemet e shëndetit mendor.

Studimi ka dalë në këto përfundime:

  • Adoleshentet shfaqin më shumë simptoma të ankthit dhe depresionit se djemtë.
  • 14-vjeçarët nga familjet me kushte ekonomike jo të mira shfaqin më shumë simptoma të ankthit se ato që jetojnë në familje të pasura.
  • Vajzat nga etnitë e përziera dhe ato të racës së bardhë shfaqin më shumë shenja të depresionit, krahasuar me ato me ngjyrë.

Disa nga shenjat e depresionit që shfaqin fëmijët dhe të rinjtë janë

  • Janë të mërzitur dhe në gjendje jo të mirë humori gjatë gjithë kohës
  • Ndihen të pashpresë dhe sikur nuk kanë asnjë që t’i ndihmojë
  • Kanë vetëbesim të ulët
  • Qajnë edhe për gjëra shumë të vogla
  • Acarohen dhe janë aspak tolerant me të tjerët
  • Nuk kanë asnjë motivim apo interes në gjëra
  • E kanë të vështirë të marrin vendime
  • Nuk e shijojnë jetën
  • Ndihen në ankth dhe të shqetësuar
  • Ndodh që të mendojnë edhe për vetëvrasjen apo si të lëndojnë veten

Youtube

Arkiva

Kategoritë