Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Si ta shpjegoni gjuhën e trupit?

Gjuha e trupit është më e sinqert se e folura. Çdo gjë mund të shpjegohet nëse i kushtoni rëndësi gjuhës së trupit.

Përmes disa shembujve ne do ua shpjegojmë se çfarë do të thonë disa sjellje, por natyrisht mos e harroni edhe kontekstin e situatës – pasi jo secila situatë mund të shpjegohet njëjtë.

Shtrëngimi i duarve – mënyra se si një person ta shtrëngon dorën, iu shpjegon disa gjëra. Eksperët e gjuhës së trupit, thonë që janë tre lloje të shtrëngimit të duarve: Me mirësi – kur pëllëmba është e ngritur lart, dominim – kur pëllëmba juaj është në pozicionin poshtë si dhe neutral – kur të dy pëllëmbat janë në të njëjtin pozicion.

Buzëqeshja – shiko se si një person buzëqesh. Pasi të njohësh një person do e kesh shumë të lehta ta dallosh një buzëqeshje të vërtetë nga një fallce. Sipas ekspertëve këto buzëqeshje dallohen pasi për të dy llojet e buzëqeshjeve hyjnë në funksion muskuj të ndryshëm. Për buzëqeshjen e vërtetë – tërhiqen qoshet e buzëve lart dhe ka rrudha rreth syve dhe lëkura nën vetull mund të zbresë pak. Buzëqeshja fallce – ndodh kur  lëvizin vetëm qoshet e buzëve dhe pjesa lart nuk lëviz.

Duart – pozicionimi i duarve tregon shumë për disponimin e atij personi. Nëse i ka duart të shtrënguara me njëra – tjetrën, kjo tregon që ai person nuk është duke u ndjerë më së miri. E njëjta është edhe kur mbajnë një objekt të vogël në duar.

Këmbët – ‘flasin gjuhën’ më të sinqert krahas pjesëve të tjera të trupit. Kur një person lëvizë këmbët, kjo tregon që është duke u ndier në siklet. Por kjo nuk është gjithmonë. Ndonjëherë kur një person lëvizë këmbët më shpejtë, do të thotë që ka dëgjuar diçka që i pëlqen. Kurse kur një person ndalet papritmas, kjo do të thotë që disponimi i ka ndërruar menjëherë, me shumë siguri për të keq. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë