Enj, Tet 29, 2020
Banner Top
Banner Top
SI TA MBANI ZEMRËN TË SHËNDOSHË

Shkruar nga: Dr. Gëzim BerishaKardiolog

– Disa gjëra janë jashtë kontrollit tonë kur është puna te ruajtja e shëndetit në përgjithësi apo e shëndetit të zemrës në veçanti. I tillë është faktori gjenetik i cili është jashtë ndikimit tonë. Por janë shumë gjëra të tjera që ne mund t’i bëjmë në mënyrë që ta ruajmë shëndetin e zemrës. Më poshtë janë renditur 8 veprime të tilla që i bëjnë mirë zemrës:
1️⃣ MOS KONSUMO DUHAN : Mos konsumimi i duhanit është hapi më i mirë që mund të bëni për ta mbrojtur zemrën tuaj.
2️⃣ KONTROLLO YNDYRNAT NË GJAK: Organizmi ka nevojë për yndyra në mënyrë që të funksionojë normalisht. Por prania e shumë yndyrave në gjak mund të shpie në sulm në zemër dhe sulm në tru.
3️⃣ KONTROLLO SHTYPJEN E GJAKUT: Shtypja e gjakut është njëri nga parametrat kryesor vital të organizmit. Por nëse është e lart ajo duhet kontrolluar sepse përndryshe mund ta dëmton rëndë zemrën.
4️⃣ KONTROLLOJE DIABETIN: Është shumë e rëndësishme ta menaxhoni mirë diabetin (nëse jeni të diagnostikuar me këtë sëmundje) në mënyrë që të mbroheni nga ataku në zemër dhe në tru.
5️⃣ JINI FIZIKISHT AKTIV: Aktiviteti fizikisht i përditshëm është i mrekullueshëm për zemrën tuaj. Kurrë nuk është vonë ta filloni aktivitetin fizik të rregullt. Po ashtu është e dobishme të qëndroni më pak ulur gjatë ditës.
6️⃣ KUJDES NGA MBIPESHA: Pesha trupore e shëndetshme mund të redukton rrezikun për sëmundje të zemrës dhe probleme të tjera shëndetësore.
7️⃣ HANI SHËNDETSHËM: Ushqimi i shëndetshëm ju ndihmon t’i kontrolloni disa nga faktorët kryesor të rrezikut për sëmundje të zemrës siç janë: Mbipesha trupore, hipertensioni arterial apo çrregullimet yndyrore. Disa veprime specifike që mund të bëni janë:
➖ Merrni më pak kripë,
➖ Zëvendësoni yndyrat e ngopura me yndyra të pangopura,
➖ Ndaloni ose zvogëloni konsumimin e alkoolit.
8️⃣ KUJDESUNI EDHE PËR SHËNDETIN MENDOR: Shëndeti mendor ka po ashtu rol në shëndetin e zemrës. Depresioni është i lidhur me sëmundje të zemrës. /Familja Jonë


0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë