Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Si ta largoni ankthin? Tregon psikologia amerikane

Çrregullimet e ankthit, kanë prekur më shumë se 40  milionë amerikanë dukem e bërë ankthin si njërën prej çrregullimeve më të shpeshta të shëndetit mendor në SHBA.

Por si të keni një jetë pa ankth?

Këtë gjë e ka shpjeguar doktoresha e psikologjisë klinike Natailie Dattilo.

Ajo ka bërë të ditur që kur punon me klientë që kanë probleme me ankth, përdor terapi që t’ua ndërrojë mënyrën se si mendojnë.

Dattilo shpjegon që ka mënyra të ndryshme të të menduarit.  Njerëzit që kanë ankth kronik, sipas saj kanë tendencë të kenë mendime të këqija dhe gjithmonë e mendojnë anën negative.

Ajo thotë që gjithmonë i këshillon klientët e saj, që ta rrethojnë veten me njerëz optimistë dhe të largohen nga ata që i bëjnë të ndihen keq. Sipas saj, kjo nuk arrihet brenda ditës por duhet që çdo mëngjes  të shkruani në një letër që qëllimi i ditës është ‘mendimi pozitiv’.

“Kur zgjohesh fillo e mendo për gjërat që je falënderues dhe gjithmonë shikoje nga prizmi optimistë, psh: në vend të ‘duhet t’i dërgojë fëmijët në shkollë’, thuaj ‘kam fëmijë të shëndetshëm mjaftueshëm sa për të shkuar në shkollë'”.

Kur ndiheni në ankth, Dattilo, sugjeron që të dilni në natyrë dhe thjeshtë të ecni. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë