Tue, Aug 20, 2019
Banner Top
Si ta kuptoni që keni mungesë të Vitaminës C?

Vitamina C është shumë e rëndësishme për ta mbajtur trupin të shëndosh. Prandaj, është e rëndësishme që të merret një sasi e Vitaminës C çdo ditë, pasi sikur vitaminat e tjera, edhe Vitamina C, nuk qëndron gjatë në organizëm.
Janë disa shenja që tregojnë që ju keni mungesë të Vitaminës C.
Mishi i dhëmbëve është i fryrë dhe gjakos
Kjo vitaminë është e domosdoshme për mishin e dhëmbëve. Nëse ju kujdeseni për higjienën e gojës, por sërish keni gjakosje, kjo do të thotë që keni mungesë të Vitaminës C.
Keni rënie të flokëve
Nëse keni rënie të flokëve, shancet janë që nuk merrni majftueshëm Vitaminë C. Përpara se të hargjoni një mal me para për produkte flokësh, sigurohuni që të konsumoni ushqime të pasura me Vitaminë C.
Keni dhimbje shpine
Dhimbjet e shpinës janë të zakonta për personat që nuk kanë mjaftueshëm Vitaminë C. Për shkak që kjo vitaminë është burim i antioksidantëve, mungesa e saj, mund të dërgojë në inflamacion dhe të shkaktojë dhimbje.
Po fitoni peshë shumë shpejtë
Nëse nuk keni ndryshuar asgjë në mënyrën e jetesës, por që sërish po shtoni peshë – kjo do të thotë që keni mungesë të Vitaminës C. /Familja Jone

Banner Content

Arkiva

Kategoritë