Mon, Feb 17, 2020
Banner Top
Si ndikon muzika në shëndetin e fëmijës tuaj?

Muzikën e duam të gjithë, e sidomos fëmijët kënaqen nën tinguj të ndryshëm.

Por kjo nuk është thjesht një kënaqësi por diçka prej të cilës ka edhe shumë benefite

Studimet tregojnë se të dëgjuarit muzikë, të kënduarit dhe gjithashtu të luajturit në instrumente muzikorë ndikojnë shumë pozitivisht nëse nisen në një moshë të vogël si 5-6 vjeç.

Zhvillimi gjuhësor

Nuk është mit se fëmijët që janë muzikantë e kanë më të lehtë për të mësuar gjuhën amtare, si dhe gjuhët e huaja.
Muzika trajnon anën e majtë të trurit, anën përgjegjëse për përpunimin e gjuhës. Sipas organizatës së advokacisë muzikore “Children’s Music Workshop” , muzika gjithashtu krijon sinapse në tru që lidhin këngët e njohura me informacione të reja.

Stimulimi i trurit

Fëmijët të cilët angazhohen me muzikë , kanë treguar nivele të larta të aktivitetit mendor në krahasim me ata që nuk janë të angazhuar.
Sipas disa studimeve, fëmijët që morën për 15 muaj mësime muzikore u përmirësuan në aspektin e aftësive motorike dhe në diskriminim të shëndoshë.

Zhvillon durimin

Je ose nuk je pjese e nje bande , të mësuarit e nje solo-je ose thjesht të dëgjuarit, inkurajon durimin.
Fëmijëve u duhet kohë ta procesojnë atë që dëgjojnë, nuk ka ngutje, ashtu sikurse mësojne të luaajnë në një instrument.
Muzika është një formë shumë e mirë dhe mjaft e vlefshme, sepse sjell benefite lidhur me durimin gjatë procesit të rritjes.

Një performancë më e mirë në matematikë dhe lexim

Studimet tregojnë se si muzika stimulon pjesë të trurit që janë të lidhura me leximin, matematikën dhe zhvillimit emocional.
Kjo do të thotë që fëmija mund të ketë një performancë më të mirë në lëndët kryesore nëse është hartuar një metodë e përshtatshme për të përfshirë atë më shumë në seancat praktike.

Përmirëson aftësitë motorike

Të dëgjosh muzikë është fantastike, të jesh i përfshirë është një bonus.
Këngët ndihmojnë fëmijët të praktikojnë një kordinim motorik më të mirë.
Të mësosh të luash një instrument si tastiera ose të lëvizurit e duarve apo këmbëve me ritmin e muzikës ndihmon fëmijët të kenë një kontroll më të mirë të duarve dhe gishtave, një aftësi shumë e rëndësishme për të shkruar apo për të mbajtur objekte të vogla. I njëjti rezultat mund të arrihet edhe nëpermjet kërcimit.

Banner Content
Tags: , ,

Lajme te ngjajshme

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë