Sat, Feb 22, 2020
Banner Top
Si ndahen fazat e lindjes?

Kur një çift mëson që do të bëhen prindër, emocionet janë nga më të bukurat.

Këto ndjësi nuk ndryshojnë as kur bëhen prindër për herë të dytë, të tretë apo të katërt.

Por një gjë që i shqetëson çiftet ka të bëjë me procesin e shtatzënisë dhe lindjes. Të gjesh një mjek që kujdeset për ecurinë e muajve të shtatzënisë dhe më pas të kesh një spital ku kujdesen për nënën dhe foshnjën.

Procesi i lindjes është në vetvete magjik, qoftë lindje normale apo me prerje cezariane.

Sipas “American Pregnancy Association” procesi i lindjes natyrale ndahet në tre faza:

Faza e parë – fillon kur gruaja i ndjen për herë të parë dhimbjet e zgjat derisa qafa e mitrës zgjerohet deri në 10 centimetra.

Faza e dytë – pasi qafa e mitrës hapet më shumë se 10 centimetra dhe vazhdon deri në lindjen e foshnjes.

Faza e tretë – dorëzimi i placentës. Zakonisht kjo fazë është me e shkurtra dhe zgjatë nga pesë deri në 30 minuta./Familja Jone

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë