Enj, Tet 22, 2020
Banner Top
Banner Top
Si mund të motivoheni sërish, kur nuk ndihesh i motivuar?

Pyetja e madhe: Si mund të motivoheni sërish, kur nuk ndihesh i motivuar? Ja disa këshilla të shpejta për t’u motivuar sërish, sidomos kur kaloni mes përmes vështirësive të jetës. Në fund të fundit, ndonjëherë jeta nuk është një kosh me luleshtrydhe.

  1. Riktheju qëllimit tënd fillestar

Kur nisët përpjekjet tuaja për të arritur ëndrrat, ju kishit një ëndërr dhe një objektiv në mendje, por duke qenë se je i lodhur dhe ke punuar kaq shumë, në një farë mënyre, diku gjatë rrugës humbe kontaktin me qëllimin tënd fillestar. Mund të kesh humbur shkëndijën, shkëlqimin, entuziasmin. Lodhja ia bën këtë gjë kujtdo. Merr pak kohë dhe rishiko objektivat afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë, për t’i kujtuar vetes përse po punon kaq shumë. Kjo mund të të ndihmojë të rindezësh pasionin që kishe në fillim, dhe do të të kujtojë ngazëllimin me të cilin e nise. Gjithmonë kam menduar se një prej mënyrave për të qenë më pasionant, është që të sigurohesh që pasioni yt është i lidhur me objektivin tënd.

2. Mos harro se motivimi është një proces, dhe jo një ngjarje

Shumë njerëz mendojnë gabimisht se motivimi është një ngjarje. Ata mendojnë se thjeshtë duke dëgjuar një program motivues në radio, ose duke lexuar një libër, mjafton për t’i bërë të motivuar dhe qëndruar të motivuar. Nuk besoj se kjo është e vërtetë, ashtu si nuk besoj se mund ta ruash peshën duke ngrënë në mënyrën e duhur vetëm një ditë. Që të jesh i motivuar, duhet të përqëndrohesh përditë në atë që duhet të bësh për të qëndruar i motivuar. Përgjigja e gjithësekujt është e ndryshme, por duhet të kuptosh se duhet të investosh kohë dhe energji për të vazhduar të ushqesh mendjen dhe shpirtin me idetë dhe mendimet motivuese.

3. Fol me një mik të besuar

Ndonjëherë, kur ke humbur motivimin është ide e mirë të hash një mëngjes apo një drekë me një mik të mirë dhe të kërkosh mendimin e tij, dhe këshillat. Dikush që është jashtë jetës tënde të përditshme mund të të japë këshilla më objektive, ose ndoshta dikush të duhet për të të dhënë një shtytje, një bisedë motivuese, dikush që buzëqesh e të thotë “se mund ta bësh këtë”. Por kujdes; sigurohu që miku i besuar është optimist dhe jo pesimist, dhe një person inkurajues, dhe jo dikush që të thotë sa qesharake janë idetë e tua.

4. Kërko karburantin tënd motivues

Cfarë është ky? Duhet ta vendosësh vetë. Eshtë karburanti që të vë në lëvizje. Pyet veten – cilat janë aktivitetet që mund të bësh së afërmi dhe që mund të të bëjnë të ngrihesh dhe të motivohesh? Mund të shohësh një film motivues, mund të jetë një shëtitje në lartësi, mund të jetë leximi i një libri motivues, që s’e ke lexuar prej vitesh. Mund të jetë puna në kopsht, apo piktura. Shihni video frymëzuese dhe motivuese në YouTube dhe shihni disa cdo ditë. Bëj një listë të gjërave që mund të bësh këtë javë për të të bërë të rrisësh nivelin e motivimit, energjinë dhe entuziasmin.

5. Provo dicka të re

Ndonjëherë njerëzit nuk janë të motivuar, sepse janë mpirë në rutinën e tyre të përditshme. Kështu që nëse dëshiron të rrisësh nivelin e motivimit, redukto nivelin e stanjacionit duke provuar një gjë të re. Për shembull le të themi që gjithmonë ke dashur të hysh në ligën e basketbollit – atëherë shko dhe luaj një ditë. Thjeshtë akti i të provuarit të dickaje të re do të të stimulojë mendimin dhe do të kënaqesh ndoshta duke takuar njerëz të rinj. Kjo do të të japë ndryshimin aq të nevojshëm të peisazhit. Kështu që sot mendo dicka që nuk e ke bërë asnjëherë dhe gjithmonë ke dashur ta bësh dhe gjej cilat duhet të jenë hapat e radhës, për ta bërë të ndodhë. /Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë