Mër, Nën 25, 2020
Banner Top
Banner Top
Si mund të mbani trurin tuaj në formë?

Truri është padyshim pjesa më e jashtëzakonshme e trupit tonë.  Në një mënyrë tepër unike dhe kreative shpreh mendimet dhe emocionet, koordinon lëvizjet që nga lëvizja e duarve kur jeni duke gatuar e deri në realizimin e lëvizjeve më komplekse sportive, ruan kujtimet tuaja të fëmijërisë dhe ju mundëson zgjidhjen e fjalëkryqe. Por është shumë e thjeshtë për t`i marr këto superfuqi si të mirëqena.

Shumë njerëz nuk i kushtojnë rëndësi shëndetit të trurit derisa vënë re ndonjë ndryshim konjitiv dhe humbje të kujtesës kur janë në të 60-at dhe të 70-at e tyre. Por ka shumë gjëra që mund të bëhen duke filluar që në fëmijëria, për mbajtur trurin tuaj sa më të shëndetshëm gjatë gjithë jetës. Atë cka dimë me siguri, është se aktivitetet intelektuale, ndërveprimi social dhe sigurisht aktiviteti fizik janë shumë të rëndësishme dhe ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të trurit.

Zemër e shëndetshme
Strategjia më e rëndësishme për një tru të shëndetshëm është të kujdeseni për të pasur një sistem kardiovaskular të shëndetshëm, për të ndihmuar dhe lehtësuar qarkullimin e gjakut.

Hipertensioni, kolesteroli i lartë në gjak, duhanpirja dhe diabeti rrisin rrezikun për të zhvilluar sëmundje neurodegjenerative duke penguar funizimin e trurit me gjak.

Kur muret e arterieve trashen ose ngurtësohen, një gjëndje kjo e quajtur aterosklerozë, funizimi i  trurit me sasinë e nevojshme të gjakut bëhet i vështirë. Kjo gjithashtu mund të çojë në goditje ishemike e cila ndodh kur një mpiksje gjaku në arterie shkakton ndërprerjen e funizimit me gjak të një pjese të trurit. Kjo mund të shkaktojë dëme të përkohshme por edhe dëme të përhershme të trurit.

Një stil jetese aktiv dhe i shëndetshëm, ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe parandalon zhvillimin e këtyre problemeve. Sipas një studimi Suedez, i cili përfshinte më shumë se 30.000 femra, rezultoi se ato që kishin një dieë të shëndetshme, kryenin aktivitet fizik të rregulltë, nuk ishin duhanpirëse, konsumonin alkool në mënyrë të moderuar dhe kishin një indeks të masës trupore (BMI) < 25, kishin risk të ulët për të pësuar një goditje krahasuar me femrat të cilat nuk ndiqnin këtë stil jetese.

Gjumë i mirë

Një faktor kyç në mirëmbajtjen e trurit është bërja e 7-8 orëve të plota gjumë. Gjumi është gjëja më e rëndësishme që mund të bëni për të lejuar trurin të rikuperojë energjitë e veta.
Studime të reja tregojnë se gjatë gjumit truri pastron të gjitha toksinat beta-amyloide shkaktare të Alzheimer-it dhe formave të tjera të demencës.

Disa këshilla për të ruajtur shëndetin e trurit tuaj,i gjeni më poshtë:
Një detox digital:
 Është e rëndësishme të ruani pak a shumë të njëjtin orar gjumi çdo natë dhe të fikni pajisjet elektronike apo të shkëputeni nga ekrani për të paktën 30-60 minuta para se të flini.
Largoni shqetësimet para gjumit:
 Një mënyrë për të larguar shetësimet dhe mendimet tona të cilat shkaktojnë ankth, është t`i shkruajmë ato me laps në leër, një mënyrë kjo për t`i thënë trurit të mos shetësohet për to gjatë natës. Është e rëndësishmë të mësoni të menaxhoni ngarkesat që keni e të kontrolloni shqetësimet tuaja.

Meditoni:
  5-10 minuta meditim jo vetëm ju qetësojnë trurin por lehtësojnë dhe gjumin tuaj. Meditimi ka treguar se mund të reduktojë ankthin, depresionin, lodhjen dhe konfuzionin.
Meditimi ndihmon individët që vuajnë nga pagjumësia, gjithashtu ndihmon edhe në rastet e inflamacionit në tru. Shumë njerëz aprovojnë se meditimi i ndihmon të flenë më mirë, të përqëndrohen më mirë dhe të ndjejnë shumë më pak ankth.

Aktiviteti fizik:
 Kryerja e 30 minutave ecje në ditë, ndjekja e një klase kërcimi, ose noti, ju ndihmon të qëndroni në formë dhe gjithashtu ndihmon në përmirësimin e sistemit konjitiv.

Një studim kanadez ka treguar se të rriturit që bëjnë aktivitet fizik kanë arritur rezultate shumë më të larta në testin e memories dhe zgjidhjes së problemeve se ata që ndjekin një jetë sedentare.

Ushtrimet fizike përmirësojnë qarkullimin e gjakut drejt trurit. Studimet kanë treguar se gjithashtu mund të zmadhojë hipokampin – pjesë e trurit përgjegjëse për memorien, që zvogëlohet me moshën.

Dietë e shëndeshme:
 Një dietë e pasur me omega-3 dhe perime, shoqëruar me drithëra dhe e varfër në yndyrna, ndihmon të keni një mendje të shëndetshme gjatë gjithë jetës. Për shumë njerëz, kjo dotë thotë të ndjekin një dietë mesdhetare, e cila përfshin peshkun, frutat dhe perimet, farërat, vajin e ullirit dhe avokadon, duke limituar konsumin e mishit të kuq.

Bëhuni social: 
Në vënd që të shikoni Netflix apo të lundroni në Facebook, shpenzoni sa më shumë kohë të mundeni me miqtë tuaj.  Me të drejtë do të pyesni cili është ndikimi i ndërveprimit me të tjerët. Kur ju socializoheni me njerëzit, gjaku qarkullon në shumë pjesë të ndryshme të trurit duke qenë se ju jeni duke duke dëgjuar e njëkohësisht duke formuluar përgjigje. Po ashtu, kur jeni në kontakt me miqtë tuaj mundësitë për të zhvilluar depresion janë më të pakta.

Provoni gjëra të reja:
 Zhvillimi i aftësive të reja përgjatë jetës suaj ju ndihmon të mbani trurin të shëndetshëm. Aftësitë e reja mund të jenë nga më të ndryshmet, si të mësoni gatime të reja, të mësoni një instrument, të udhëtoni nëpër vende të reja – këto aktivitete ju mundësojnë krijimin e lidhjeve të reja midis qelizave nervore.
Sa më shumë stimulim intelektual të keni, aq më shume lidhje të reja nervore krijohen dhe sa më shumë lidhje të keni, aq më e vështirë është shfaqja e sëmundjeve neurodegjenerative. /Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë