Enj, Tet 22, 2020
Banner Top
Banner Top
Si mund të diagnostikohet migrena?

Ka më shumë se 100 shkaqe për dhimbjen e kokës dhe më e studiuara e më e rëndësishmja prej tyre është migrena. Migrena është më e zakonshme të gratë dhe ka një komponent të fortë gjenetik.

Migreina është një crregullim kompleks i karakterizuar prej episodeve të përsëritura të dhimbjes së kokës, kryesisht në njërën anë të saj dhe në disa raste e shoqëruar me simptoma vizive ose sensore që njihen gjerësisht me termin aurea, që fillojnë më së shumti përpara dhimbjes së kokës, por që mund të ndodhë edhe pasi dhimbja ka filluar.

Migrena ndahet në dy grupe: migrenë me aura (MA) dhe migrenë pa aurea (MO). Aura e migrenës konsiston në përhapjen e ngadaltë të simptomave neurologjike. Shqetësimi më i zakonshëm viziv është forcimi i spektrit, një linjë zigzake drite që forcohet dhe dobësohet e përhapet ngadalë prej qendrës të shikimit si në anën e djathtë edhe në të majtën e të dy syve (homonymous). Simptomat sensore po ashtu përhapen ngadalë në gjysmën e trupit. Ashtu si simptomat vizive ato zakonisht zgajsin 20 minuta. Pas aurës individi përjeton një dhimbje koke e cila është zakonisht në gjysmën e kokës, pulsuese, me intesitet të mesëm në të fortë dhe që përkeqësohet nga aktiviteti fizik sic është ngjitja e shkallësve. Shoqëruese të dhimbjes së kokës janë zakonisht të përzjerat, hipersensitiviteti ndaj dritës (bezdi nëse ka shumë dritë), dhe hipersensitiviteti ndaj zhurmës (bezdi nëse ka zhurmë). Në rastet e rënda pacienti kërkon të qetësohet në shtrat, në një dhomë të errët dhe mund të sketë të vjella. Migrena pa aurea është thuajse njësoj vetëm se nuk ka simptomat që i paraprijnë dhimbjes.

Cilat janë simptomat tipike të migrenës?

– Dhimbje koke pulsuese, me intensitet mesatar ose të rëndë që intensifikohet prej lëvizjes ose aktivitetit fizik- Dhimbje e lokalizuar, unilaterale në rajonin fronto-temporal dhe zonën rreth syve, por që mund të percptohet gjithandej në kokë ose në qafë – Dhimbja fillon për një periudhe 1-2 orësh, progreson në anën e pasme të kokës dhe përhapet gjithandej – Dhimbja e kokës zgjat 4-72 orë 

Cilat janë tiparet e aurës së migrenës?

– Mund të paraprijë ose të shoqërojë fazën e dhimbjes së kokës ose mund të ndodhë edhe e vetme – Zakonisht zhvillohet për 5-20 minuta dhe zgjat më pak se 60min – Më e zakonshme janë simptoma vizive por mund të jenë edhe sensore, motore ose kombinim i tyre – Fenomeni vizual më i zakonshëm pozitiv është skotoma lëvizëse, një hark ose bandë ku mungon percptimi viziv me një kufizim zigzak me konture të sfumuara 

A mund të lidhet migrena me çrregullime psikiatrike?

Studimet tregojnë se migrena, dhimbjes e kokës të tipit tensiv, depresioni ose/dhe ankthit mund të ndodhin së bashku. Po ashtu, gjerësisht është pranuar se stresi psikologjik mund të shkaktojë një rritje të dukshme të frekuencës së atakut dhe të ashpërsisë së atakut si tek ata me migrenë edhe tek ata me dhimbje koke të tipit tensiv.

Gjendjet e stresit akut janë faktorët më të zakonshëm precipitues të atakeve të migrenës, ndonse ataku zakonisht fillon pas situatës stresante. Për më tepër, specialistët e dhimbjes së kokës thonë se crregullimet psikiatrike si depresioni dhe ankthi, mund të jenë shkak për praninë e dhimbjes së kokës te një numër pacientësh. P.sh., një pacient kërkon konsultë për dhimbjen e kokës duket i depresuar, trajtohet për depresion dhe si depresioni ashtu dhe dhimbja e kokës zhduken njëkohësisht.

Si vendoset diagnoza e migrenës?

Diagnoza e migrenës bazohet në historinë e pacientit. Sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Dhimbjës së Kokës, që të diagnostikohet me migrenë, duhet që individi të ketë të paktën 5 atake dhimbjeje që të kenë zgjatur 4-72 orë (të patrajtuara ose të trajtuara jo me sukses) dhe dhimbja e kokës duhet të këtë patur të paktën dy karakteristika të mëposhtëme: lokalizim unilateral, pulsim, intesitet nga të moderuar në të rëndë, shmangie të aktivitetit fizik rutinë si ecja ose ngjitja e shkallëve). Gjatë dhimbjes së kokës individi duhet të ketë patur të paktën 1 prej simptomave: të përzjera dhe/ose të vjella; fotofobi dhe fonofobi. Duhet që këto simptoma të mos jenë shkaktuar prej një sëmundjeje tjetër.

Kujdes, migrena mund të simulojë ose të simulohet prej dhimbjeve sekondare të kokës ose mund të bashkëjetojë më një crregullim dhimbjeje koke tjetër. Secila prej simptomave të mëposhtëme sugjeron për praninë e një crregullimi dhimbjeje koke sekondar dhe në këto raste duhen kryer ekzminime më të hollësishme. 

Këto simptoma janë:

– Kjo dhimbje cilësohet si e para dhe më e keqja e individit përgjatë tërë jetës, sidomos nëse është me fillim të menjehershëm,
– Një ndryshim në frekuencë, ashpërsi dhe në tiparet klinike shoqëruese të atakut,
– Dhimbje koke progresive që zgjat me ditë,
– Precipitim i dhimbjes së kokës me metodën Valsalva,
– Prania e shenjave neurologjike ose simptomave si diplopia, humbje  të ndjeshmërisë, dobësi, ataksi,
– fillim i dhimbjes pas moshës 55 vjec,
– Dhimbja ndodh pas një demtimi të kokës ose një traumë të madhe; dhimbja është e vazhdueshme,
– Dhimbja e kokës shoqërohet me ngurtësim të qafës ose me temperaturë,
– Mosreagim ndaj terapisë /Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë