Pre, Mar 22, 2024
Banner Top
Banner Top
Si mund ta dijmë nëse e kemi kaluar virusin Covid-19?

Të gjithë duam ta dimë nëse kemi qenë të infektuar me Covid-19, apo jo, madje shumë prej nesh dyshojmë se e kemi kaluar për shkak të një gripi të thjeshtë, apo simptome që kemi pasur gjatë këtyre muajve.

Doktori i sëmundjeve infektive në Universitetin e Utah, Adam Spivak, thotë se kushdo që u ndie i sëmurë në muajin shkurt mund të ketë qenë i prekur me coronavirus dhe jo me grip, transmeton netdoktori.


Disa nga shenjat që mund të tregojnë se e keni kaluar janë:

  • Keni pasur ethe, kollë ose lodhje – shumëherë vinë të shoqëruara nëse jo të trija domosdoshmërisht.
  • Dobësim i nuhatjes ose shijes – rreth 70% e pacientëve e kanë këtë simptomë
  • E gjithë familja ose rrethi ku jeni kanë ndjesinë e lodhjes ose gripit, pavarësisht se dikush më pak ose dikush më shumë
  • Shenjat në lëkurë që shkaktuan kruajtje
     

Megjithatë, nëse dëshironi ta vërtetoni se e keni kaluar këtë virus e kuptoni përmes testit serologjik.

Youtube

Arkiva

Kategoritë