Mër, Tet 28, 2020
Banner Top
Banner Top
Si “mashtrohemi” në supermarket?!

Hyni në market për të blerë vezë, disa domate dhe makarona. Kur del, i ke duart plot dhe ke shpenzuar shumë më shumë nga ç’kishe ndërmend. Si ndodhi kjo?

Është pjesërisht faji juaj dhe pjesërisht faji i supermarketeve. Kudo t’i bëni pazaret, marketet janë të ndërtuara në mënyrë të tillë, që konsumatorët të blejnë më shumë dhe të blejnë më shtrenjtë.

Karrocat dhe shportat gjigande janë një ndër shkaktarët kryesorë të këtyre shpenzimeve të tepërta.

Sa më e madhe karroca, apo shporta me rrota, aq më shumë vend kemi për të mbushur dhe na krijohet iluzioni sikur s’kemi blerë mjaftueshëm.

Kur të dilni herës tjetër për pazare, merrni një shportë të vogël, që mbahet në dorë.

Ushqimet e pashëndetshme si çokollatat e patatinat  janë gjithmonë vendosur strategjikisht në dy zona të marketit.

Në momentin që hyn në market, thuajse gjithmonë përballesh me këtë kategori produktesh.

Është rruga e vetme për të shkuar tek produktet që të nevojiten dhe s’u shmangesh dot. Gjithashtu, gjenden tek kasa, për një blerje të fundit para pagesës.

Produktet e rëndësishme, si buka, bulmeti apo mishi, janë gjithmonë në fund të dyqanit ose në një aneks të humbur.

Qëllimi është që konsumatori të bredhë gjithë marketin, të shtojë në shportë gjëra që me siguri nuk i nevojiten dhe në fund të gjejë ato për çfarë erdhi.

Produktet e freksëta, frutat dhe perimet, janë gjithmonë në hyrje të marketit.

Tags: ,

Lajme te ngjajshme

No Related Article

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë