Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Si manifestohet stresi në shëndetin fizik?

Sipas sondazhit të Gallup-it të bërë në vitin 2017, rreth 80 përqind e amerikanëve jetojnë të mbi-stresuar. Stresi është një term që padyshim personifikon njerëzit e shekullit XXI. 

Shpeshherë ju mund të jeni të stresuar e të mos jeni të vetëdijshëm, prandaj trupi do ia përqojë disa shenja që tregojnë se keni nevojë për pushim.

Keni dhembje koke vazhdimisht

Ekspertët besojnë që kur një person ka dhembe koke për një periudhë shumë gjatë, atëherë mund të ndodh që ka stres. Sipas hulumtimit të bërë nga Mayo Clinic, stresi është i ndërlidhur me dhembje koke si dhe me migrenë.

Keni probleme me sistemin tretës

Sipas Harvard Health, kur keni stresi atëherë menjëherë i dërgoni shenjë barkut dhe filloni të ndjeni parehati. Lidhja mes trurit dhe stomakut është shumë e madhe, prandaj truri i dërgon sinjal barkut.

Keni probleme me gjumë

Stresi mund të ndikojë në orarin e gjumit.  “Stresi i shumtë ndikon që të keni gjumë të parehatshëm e madje edhe probleme të tjera fizike dhe mendore”, shkruhet në një raport të American Institute of Stress.

Humbisni flokë

Kur flokët fillojnë e bien shumë, është shenjë tipike e stresit që keni. Ekspertët sugjerojnë që kur keni rënie masive të flokëve, duhet të filloni ta trajtoni stresin si të tillë pasi rënia e flokëve ndodh si shkak i mbingarkimit që keni.

Nuk kënaqeni me gjërat që dikur i donit

Një prej shenjave që jeni shumë të stresuar, është që më nuk kënaqeni me gjërat që dikur i konsideronit si hobi, apo që ndjenit kënaqësi. Një hulumtim i publikuar në US National Library of Medicine National Institutes of Health, shkruan se arsyeja pse një person është në depresion  – ndodh si shkak i stresit kronik që e ka pasur ndër vite. Për shkak të stresit, një person mund të mos ndjej më kënaqësi për gjërat që dikur kënaqej.

Youtube

Arkiva

Kategoritë