Sht, Sht 19, 2020
Banner Top
Banner Top
Si e shohin botën autikët?

Thonë që njerëzit më interesant që i takon, janë ata që nuk janë fare të zakontë. Pra të tillë, që nuk përkojnë fare me atë që nga shoqëria cilëson si ‘normale’ dhe që mendojnë jashtë kutisë.

Të tillë janë edhe personat që kanë autizëm. Personat me autizëm e shohin botën ndryshe nga gjithë të tjerët.

Autizmi është tejet kompleks në vetvete. Ka të bëjë me gjendjen neuro – biheviorale ku personi i prekur ka vështirësi në ndërveprim me të tjerët si dhe nuk i pëlqen ndërrimi i rutinës.

Disa persona që janë të prekur nga autizmi shprehen që bota iu duket dërrmuese dhe kjo gjë i bën të ndihen në ankth. Pjesa më e vëshirë për ta del të jetë biseda me njerëzit e tjerë.

Hulumtuesit besojnë që kombinimi i  disa gjeneve mund të jetë predispozitë që një fëmijë të jetë me autizëm. Por ka edhe shkaqe të tjera që rrisin shanset për fëmijë  me autizëm. Një prej tyre është edhe mosha e shtyer e dy prindërve. Por ka edhe shkaktar të tjerë siç janë: përdorimi i substancave narkotike dhe alkoolit gjatë shtatzënisë.

Diagonistifikimi i  fëmijëve me autizëm kërkon një ekip multi-diciplinar që shikon për një kohë sjelljet dhe përgjigjet e personit. Disa hulumtues janë kundër idesë së cilësimit të autizmit si ‘crregullim’, ata besojnë që njerëzit me autizëm janë si gjithë të tjerët, por kanë një mënyrë tjetër të të ekzistimit/FamiljaJone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë