Pre, Jan 15, 2021
Banner Top
Banner Top
Si duhet të veproni nëse fëmisë i dhemb barku te zona e kërthizës?

Dhembjet, të cilat zgjasin më shumë se një ditë janë shenjë që urgjentisht duhet të paraqiteni te mjeku.

Edhe pse zorra qorre më së shumti i godet adoleshentët dhe njëzetvjeçarët, mund të shfaqet edhe te fëmijët.

Nëse dhembjet e fëmijës suaj përkeqësohen me lëvizje, frymëmarrje të thellë, kollitje apo teshtitje, menjëherë duhet ta dërgoni te mjeku në mënyrë që të mos arrihet deri te pëlcitja e zorrës qorre dhe helmimi, transmeton netdoktori.

Derisa simptomat e përkeqësimit të zorrës qorre te të rriturit janë humbja e apetitit, vjellja, temperatura e lehtë, djersitja, kapsllëku apo diarreja, te fëmijët janë këto simptoma:

Fëmijët më të vegjël se 5 vjeçar

Përkeqësimi akut i zorrës qorre mund të shkaktojë kombinime të ndryshme simptomash te fëmijët shumë të vegjël. Fëmijët midis 2 dhe 5 vjeçar, më së shpeshti kanë dhembje në stomak dhe vjellje, ndërsa janë të shpeshta ethet dhe humbja e apetitit. Fëmijët e sapolindur më të vegjël se 2 vjeçar simptomat e para i tregojnë me vjellje, bark të enjtur, ethe, por edhe me diarre.

Nëse fëmija juaj tregon cilëndo qoftë nga këto simptoma, të cilat mund të jenë edhe shenjë e ndonjë përkeqësimi tjetër shëndetësor, shkoni menjëherë te mjeku.

Fëmijët mbi 5 vjeçar

Shumica e fëmijëve do të kenë temperaturë dhe simptomën më pak të njohur të dhembjes së mprehtë, e cila shfaqet pasi ta lironi shtypjen nga zona e poshtme abdominale. Fëmijët gjithashtu mund të kenë nivel të ngritur të rruazave të bardha të gjakut, gjë që është shenjë e infeksionit.

Disa fëmijë kanë dhe simptoma të tjera, duke përfshirë vjelljen dhe mungesën e apetitit.

Arkiva

Kategoritë