Mër, Dhj 2, 2020
Banner Top
Banner Top
Si duhet ta mbajmë telefonin?

Telefonat tashmë janë bërë pjesë e pandashme e jetës sonë. Një kohë të madhe e kalojmë duke i përdorur ata për arsyje nga më të ndryshmet.

Sigurisht mundësia që kanë ofruar ata në kuptimin e shkurtimit të distancës dhe kohës, ka bërë që pothuajse të gjithë nga ne të krijojmë një raport shumë të afërt me të.

Një element i rëndësishëm gjatë përdorimit të telefonit është edhe mënyra se si qëndrojmë kur e përdorim atë. Pozicionimi i qafës duhet të jetë i drejtë dhe jo i kërrusur, ndërkaq dora duhet të ngrihet drejt me sytë tanë, me një distancë prej 10-15 cm.

Problemet që shkakton qëndrimi joadekuat para telefonit janë të shumta, duke filluar që nga dhimbja e qafes, shpatullave dhe kokës, e deri te vështirësia në frymëmarrje.

Arkiva

Kategoritë