Mër, Dhj 2, 2020
Banner Top
Banner Top
Shtëpi “sterile”? Kujdes, ju po bëni gabim!

Jeni të fiksuar pas pastërtisë në shtëpi dhe doni që fëmijën tuaj ta rritni në një ambient steril? Në këtë formë ju më shumë rrezikoni jetën e fëmijës tuaj se sa e mbroni atë!

Stili modern i jetës pa baktere, pasuar nga infeksionet me kalimin e moshës, mund të bëhen shkak për zhvillimin e leukemisë, sugjeron një studim i ri.

Studimi, i publikuar në revistën “Nature Reviews Cancer”, ka zbuluar se leukemia akute limfoblastike, lloji më i përhapur i kancerit gjatë fëmijërisë, shkaktohet nga një proces dy-fazash.

Hapi i parë është mutacioni gjenetik para lindjes, që përcakton rrezikun e zhvillimit të kësaj forme të leucemisë tek fëmija.

Hapi i dytë është ekspozimi ndaj infeksioneve të caktuara me kalimin e moshës, pas kalimit të fëmijërisë në sterilitet të plotë

Më specifikisht, fëmijët që rriten në pastërti të plotë gjatë vitit të parë dhe ndërveprojnë më pak me fëmijët e tjerë, janë më shumë të rrezikuar që të zhvillojnë leucemia akute limfoblastike.

Profesori  Mel Greaves, nga Instituti i Hulumtimit të Kancerit, sugjeron se ky lloj kanceri mund të parandalohet.

“Ky studim është fryt i disa dekadave punë kërkimore dhe jep një shpjegim më të qartë se si zhvillohet kjo formë e leucemisë në fëmijëri”, u shpreh ai gjatë një deklarate për shtyp.

“Studimi sugjeron se ky lloj kanceri ka një shkak të qartë biologjik dhe nxitet nga një sërë infeksionesh tek fëmijët sistemi imunitar i të cilëve nuk është formuar si duhet”.

Tags: , ,

Lajme te ngjajshme

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë