Mër, Mar 27, 2024
Banner Top
Banner Top
Shtatzëna, kujdes me multivitaminat!

Zakonisht grave shtatzëna u këshillohet konsumimi i acidit folik. 

Por, ekspertët paralajmërojnë një lidhje reciproke mes marrjes së vitaminave dhe dështimit të fëmijës. E kjo, sipas tyre, ka shanse të ndodh më shumë nëse merret vitamina A.

Studimi tregoi se, në qoftëse konsumoni multivitamina gjashtë javë para ngjizjes, ato do të duhej të rrisin pjellorinë, por gjithashtu mund të rrisin rrezikun e dështimit të fëmijës me 32%.

Miliona gra marrin vitamina për të kompensuar mungesën e tyre në ushqimin e përditshëm, por nuk janë të vetëdijshme se ajo mund të ketë efekte negative për fetusin dhe se kjo nuk është plotësisht e parrezikshme, transmeton netdoktori.

Më e rrezikshme është vitamina A, e cila mund të gjendet në disa krema dhe kozmetikë, dhe jo vetëm në shtesat ushqimore, prandaj kini kujdes! 

Autorët e studimit thanë se ende ka nevojë për hulumtime shtesë, por para se të konsumoni ndonjë multivitaminë, së pari konsultohuni me mjekun tuaj.

Youtube

Arkiva

Kategoritë