Sht, Tet 31, 2020
Banner Top
Banner Top
Shtatzania pas terapisë së kancerit të gjirit

Kanceri i Gjirit – Një sëmundje mjaftë e përhapur tek femrat, shpesh edhe shumë të reja të cilat ende nuk e kanë përjetuar ndjenjën e të qenurit nënë.

Shumë prej tyre kanë dilema dhe e pyesin veten “ pas kësaj terapie a do të mund të bëhem nënë“.
Sipas gjinekologës Drita Kabashi e gjithë kjo varet nga mosha dhe lloji i kancerit.

Nëse rigjenerimi i vezoreve është duke shkuar mirë atëherë mundësit për një shtatzani të natyrshme janë më të mëdhaja. Por çiftet duhet të jenë të durueshmëm sepse nevoitet kohë, madje mund të zgjasë deri në dy vite.

Por kur konsiderohet një femër që e ka sfiduar sëmundjen dhe është shëruar nga kanceri doktoresha thotë që në përgjithësi koha e shërimit të plotë është 5 vite. Mirëpo dëshira për të pasur fëmijë është aq e madhe sa që mund të fillojnë përgaditjet pas dy viteve kur përfundonë komplet terapia e kancerit.

 Një shtatzëni a mund të jetë shkaktare për pëersëritjen e kanceri ?

Edhe përkundër lirimit dhe funksionimit të hormoneve, gjë që ndihmonë zhvillimin e një kanceri, kjo nuk ndodhë. Ajo që as shkenca nuk ka mundur ta shpjegojë është që egzistojnë raste të rralla kur  një grua gjatë shtatzanisë është  prekur nga kanceri i gjirit . Forca, energjia pozitive që fitonë një grua gjatë atyre muajve  ndoshta e fitonë cdo lloj sëmundje.

Çka  nëse Kanceri I gjirit paraqitet gjatë muajve të shtatzanisë ?

Në këto raste diagnostikimi është I vështirë sepse gjinjët në këtë periudhë pësojnë ndryshime , posaqërisht gjatë gjidhënies ku shpesh aludohet në një pezmatim të rëndomtë.

Si te veprojm në këto raste ?

Kjo sëmundje nuk ka zhvillim të njëjtë tek të gjithë organizmat. Pas diagnozës me kancer ka shumë raste kur një femër shtatzënë më një trajtim adekuat dhe me  kemiterapi të posaqme të përcjellë shtatzaninë deri në lindje.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë