Enj, Jan 21, 2021
Banner Top
Banner Top
SHSKUK zbaton rekomandimet e IKSHPK-së – përgjysmon shërbimet

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në një komunat gjatë ditës së djeshme ka rekomanduar që SHSKUK të përgjysmojë të gjitha shërbimet dhe të ndalojë rreptësisht hyrjen e përcjellësve në reparte, shërbime specialistike dhe Klinika.SHSKUK në një përgjigjie për klankosova.tv njofton se ky rekomandim ka gjetur zbatim që sot.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës zbaton të gjitha rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Ju konfirmojmë se kemi pranuar rekomandimet e fundit për përgjysmim të shërbimeve dhe kemi obliguar të gjithë drejtorët e klinikave, spitaleve dhe njësive tjera të ShSKUK-së, t’i zbatojnë këto rekomandime. Poashtu, kompania e sigurimit fizik edhe më parë është urdhëruar të ndalojë praninë e palëve brenda institucioneve”, thuhet në përgjigjien e SHSKUK për klankosova.tv

Arkiva

Kategoritë