Enj, Mar 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Shqipëri, protesta për vrasjen e 25 vjeçarit, i vihet zjarri pemës së Krishtlindjes para Kryeministrisë

Një incident është regjistruar gjatë protestës së organizuar për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha.

Disa pjesëmarrës në protestë i kanë vendosur zjarrin pemës së dekoruar për festat e fundvitit që ishte vendosur në sheshin përpara Kryeministrisë.

Protesta në fillim nisi para objektit të Ministrisë së Brendshme, ku u kërkua dorëheqja e titullarit Sandër Lleshaj, për t’u zhvendosur më pas tek Kryeministria.

Kjo protestë u organizua në rrjetet sociale për të shprehur indinjatën për vrasjen e 25 vjeçarit pranë shtëpisë së tij./ A2 CNN

Youtube

Arkiva

Kategoritë