Hën, Kor 13, 2020
Banner Top
Banner Top
Shqipëri: Dy viktima nga Covid dhe 45 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se janë shënuar edhe dy viktima si pasojë e infektimit me Covid-19.

Sipas njoftimit gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 45 raste të tjera.

Kështu bëri të ditur Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.

“Fatkeqësisht, një 74-vjeçare nga Shkodra dhe një 82-vjeçare nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv si pasojë e insufuciencës respiratore progresive, pavarësisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave. Aktualisht në spitalin infektiv po trajtohen 71 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa dy janë të intubuar në gjendje të rëndë. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 269 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 45 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 21 raste në Tiranë, 10 në Shkodër, katër në Elbasan, nga tre raste Delvinë, Kurbin, nga një rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Sarandë. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar në 1 mijë e 516 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 999 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës”, shkruan Top-Channel.

Arkiva

Kategoritë