Hën, Mar 8, 2021
Banner Top
Banner Top
Shpend Ahmeti për koronavirusin: Duhet t’i suspendojmë tubimet e mëdha publike

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në Facebook,  ka bërë thirre ndaj institucioneve shëndetësore që të shtojnë masat për koronavirusin.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë të tij:

Tashmë është e konfirmuar që gati çdo shtet i regjionit ka raste të konfirmuara të Corona virusit. Kjo do të thotë se gjasat janë shumë të mëdha që edhe në Kosovë të ketë raste edhe pse natyrisht jo të konfirmuara.

Përderisa i përgëzoj institucionet për vigjilencën deri tani, tanimë po i shohim reagimet e krejt shteteve tjera që po reagojnë në ndalimin e përhapjes disa ditë pasi që po konfirmohen shumë raste.

Mirë do të ishte që si Kosovë që nga tani t’i suspendojmë tubimet e mëdha publike si parandalim e jo më vonë si reaksion.

Nuk ka vend për panik, vetëm se ka hapësirë për të ndaluar përhapjen e virusit i cili po mund edhe shtetet më të zhvilluara e më të organizuara se Kosova.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë