Mër, Mar 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Shpend Ahmeti ka një njoftim për shpërndarjen e shujtave

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur që prej sot në ora 12:00 do të bëhet shëprndarja e shujtave për persont që knaë nevojë.
Më poshtë lexoni njoftimin e tij:
”SHPËRNDARJA E SHUJTAVE TË NGROHTA USHQIMORE FILLON PREJ SOT NË ORA 12:00

Prej sot e rifillojmë shpërndarjen e shujtave të ngrohta për gjithë ata që kanë nevojë. Ushqimin do e shpërndajmë në dy pika. Në ora 12:00. Në Tophane dhe Aktash. Shikoni fotografitë për ta kuptuar më mirë lokacionin.

Gjellë, sallatë, pemë dhe bukë do ketë dyfish më shumë sesa zakonisht për gjithë ata që kanë nevojë. Ushqimin vetëm mund ta marrin me veti. Ne e kemi blerë një numër të madh të pajisjeve plastike përmes së cilave mund të bartet ushqimi, mirëpo i inkurajojmë të gjithë që të marrin pajisje me vete. Jemi kujdesur që të gjithë ambientin ku do shpërndahet ushqimi ta kemi të dezinfektuar dhe brenda një niveli të lartë higjienik. Njëkohësisht, bëjmë thirrje që të gjithe përfituesit e shujtës se gjatë procesit të marrjes së ushqimit të mbajnë distancë në mes tyre gjatë pritjes në rend.

Ju lutem shpërndane këtë postim tek ata që mendoni se kanë nevojë për një shujtë të , ngrohtë”.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë