Pre, Mar 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shoqata e artistëve të rinj organizon punëtori edukative muzikore për nënat vetëushqyese

Shoqata e artistëve të vegjël dhe të rinj, me përkrahjen e Democracy for Development D4D do të organizojë punëtori (workshope) edukative muzikore për fëmijë të nënave vetushqyese.

Punëtoritë do të organizohen në 3 grupe sipas orarit të paracaktuar dhe ndarjes së grupmoshave me mësimdhënës/pedagog të muzikës.

Grupi i parë 6 fëmijë të moshës 4- 6 vjeçare

Grupi i dytë 6 fëmijë të moshës 7 – 11 vjeçare

Grupi i tretë 6 fëmijë të moshës 12 – 15 vjeçare

Të interesuarit për regjistrime për të ndjekur këto mësime si dhe për më shume informata rreth aktivitetit të projektit luten të kontaktojnë në numrin e tel +383 44180008

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Adresimi i pasojave të COVID-19 në të drejtat e grave në tregun e punës” Implementuar nga Instituti Demokraci për zhvillim dhe mbështetur nga “The Balkan Trust for Democracy”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë