Sht, Tet 24, 2020
Banner Top
Banner Top
Shkuan për ngushëllime –  Infektohen me Covid-19 në Gjilan disa persona

Ditëve të fundit në Komunën e Gjilanit, janë shtuar rastet me Covid-19.

Krytari Lutfi Haziri përmes një konference ka treguar se në Gjilan, deri tani 78 raste janë aktive kurse 17 persona janë shtruar në spital.

Ai ka thënë se tani në Spitalin Rajonal është numri më i vogël i personave të cilët kanë kërkuar ndihmë në Infektive.

Për pak ditë sipas tij janë infektuar 17 persona, derisa ai thotë se këta persona kanë marrë virusin në tri të pame për ngushëllime, në lokacione të ndryshme.

Haziri u ka apeluar qytetarëve t’i bartin maskat dhe të mos marrin shërbime të ndryshme pa masa mbrojtëse.

Arkiva

Kategoritë