Pre, Mar 5, 2021
Banner Top
Banner Top
Shkon në 22 numri i të vdekurve në Shqipëri

Një pacient 90 vjeçar ka humbur jetën në Spitalin Infektiv si pasojë e tromboembolisë pulmonare, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri.

90 vjeçari ishte i prekur edhe nga Covid-19 dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (tromboemboli pulmonare, diabet mellitus dhe hipertension).

Pacienti ndodhej i shtruar prej pesë ditësh në Spitalin Infektiv në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan A2 CNN.

Sipas mjekëve që e kanë trajtuar gjatë gjithë kësaj kohe, shkaku i vdekjes së 90 vjeçarit është tronboembolia pulmonare.

Numri i viktimave në Shqipëri nga Covid-19 ka shkuar në 22.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë