Mër, Dhj 2, 2020
Banner Top
Banner Top
Shifra të larta të vdekjeve dhe infektimeve nga COVID-19 në ShBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shënojnë numra shumë të lartë të të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi.

Vetëm dje, ShBA regjistroi rekord të vdekjeve  nga ky virus që prej fillimit të pandemisë. Gjatë 24 orëve të fundit, atje u shënuan 707 persona të vdekur nga COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka kaluar 250 mijë persona.

“Tani koronavirusi po vret cdo minutë”, raportojnë me shqetësim mediat amerikane.

Prej disa ditësh në këtë shtet po regjistrohen mbi 100 mijë të infektuar brenda ditës. Kjo situatë i ka detyruar autoritetet amerikane që të ndërmarrin masa në parandalimin e shpërthimit të mëtejmë të pandemisë. Në New York janë mbyllur shkollat pikërisht për shkak të situatës së krijuar me pandeminë. /familjajone

Arkiva

Kategoritë