Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Shërohet edhe një pacient me COVID-19 nga Podujeva

Është shëruar edhe pacienti i dytë i infektuar me Covid-19 nga Podujeva.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, përmes një postimi në Facebook.

“Kam kënaqësinë të ndaj me ju lajmin e mirë se sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u informuam për shërimin e plotë të pacientit të dytë të infektuar me COVID-19 nga Komuna e Podujevës, kurse familja ku kishim personat e infektuar do të vazhdojë të qëndrojë në vetizolim. Lajmi tjetër i mirë është se nga ky moment është hequr masa e karantinës për fashatrat Dumnicë dhe Llaushë”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë