Mar, Jan 19, 2021
Banner Top
Banner Top
Shërbim stomatologjik edhe në QMF Lumadh

Doktori, Sylejam Meholli përmes statusit në Facebook, ka treguar që në Komunën e Vushtrrisë ka filluar shërbimi stomatolagjik.

“Të dashur qytetarë të bashkësisë lokale më të madhe në Komunën e Vushtrrisë, fshatrat Stanoc me rrethinë. Fillim gusht i vitit 2020, shënon për herë të parë në lokalitetin tuaj fillimin e shërbimit stomatologjik në QMF Lumadh. Ky shërbim është funksionalizuar me pajisje mjekësore moderne, karrige stomatologjike me video-monitor, sterilizator dhe pajisje mjekësore të tjera, pjesë e investimeve kapitale të Drejtorisë së Shëndetësisë.

Jetësimi i shërbimeve shëndetësore të reja dhe sa më afër qytetarit, ka qenë dhe vazhdon të jetë akoma vizioni dhe prioriteti ynë i politikës shëndetësore, në transformimin dhe reformimin e Kujdesit Parësor Shëndetësor në komunën tonë, për shëndetësinë publike që duam.

Shërbimi stomatologjik, në këtë qendër do të punojë dy here në javë, të mërkurën dhe të premten nga ora 7:30 deri në 14:30! Ta gëzoni me shëndet!

Me respekt,

Dr. Sylejman Meholli”, ka shkruar ai në Facebook.

Image may contain: one or more people, people sitting and people standing
Image may contain: one or more people and people sitting

Arkiva

Kategoritë