Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Shënohet Dita Botërore pa Duhan, Dr. Dafina Krasniqi mban ligjërata para nxënësve

31 Maji është dita botërore e luftës kundër duhanit. Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit të popullatës lidhur me dëmet dhe rreziqet që sjellë konsumimi i duhanit. Kjo ditë është shpallur në vitin 1987 nga vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. 

Arsyeja e shënimit të kësaj dite në tërë Botën e edhe tek ne në Kosovë është : Thirrje për AKSION  të gjithë ata, që me kontributin e tyre do të përkrahin zvogëlimin deri në eliminim të përdorimit të duhanit në Kosovë.

Tema (motoja) e këtij viti është në Kosovë është  Duhani dhe shëndeti  mushkërive  ” Le të jetë çdo ditë- ditë botërore pa duhan”  

Dita Botërore pa Duhan e cila shënohet në disa vende të botës dhe që i kushtohet luftës kundër duhanit, është mbajtur edhe në Kosovë me një ligjëratë të Dr. Dafina Krasniqit në shkollën fillore “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë.

Doktoresha Dafina Krasniqi në bashkëpunim me stacionin policor ne Fushe Kosovë përkatësisht komandantin e këtij stacioni major Besart Shaqiri, në shkollën fillore “Daut Bogujevci” mbajtën nje ligjëratë per vetëdijesimin rreth pasojave ne shëndet që shkakton pirja e duhanit si dhe përmbajtjen e ligjit kundër duhanit dhe gjobat ndaj atyre qe janë konsumues te duhanit në hapësirat e brendshme publike. Me këtë rast ne këtë ligjëratë ishin rreth 40 nxënës.

“Kjo që u cek sot le të jetë mësim për gjithë ju te rinjtë që e pini duhanin, që të shpëtoni nga kjo shprehi e rrezikshme, përbuzni dhe flakni këtë dukuri të dëmshme individuale dhe kombëtare. Ajo që është e dëmshme ajo që shkatërron shëndetin, pasurinë tuaj e bashkë me këtë edhe fatin tuaj, nuk mund të jetë as moderne, as kulturë e as civilizim. Me këtë rast e falënderoj majorin Besart Shaqiri për bashkëpunim. Këto ligjërata vetdijsuese do vazhdojnë edhe ne te ardhmen qoftë me polici qoftë me institucione tjera, ligjërata qe do jene për te mirën e rinis”, ka deklaruar Dr. Krasniqi, thuhet në njoftim. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë