Thu, Nov 14, 2019
Banner Top
Shenjat tipike të depresionit

Shumica e njerëzve, kanë ditë të këqija. Pra ditë kur nuk ndihen fare mirë, por nuk duhet ngatërruar disa ditë kur nuk e ke humorin aq të mirë, me depresion.
Por nëse ditët bëhen javë e javët muaj, atëherë është mirë të konsulltoheni me një psikolog.
Depresioni, është një problem që po i prekë shumë persona. Shenjat e depresionit mund të dallojnë nga njëri person në tjetrit. Në përgjithësi një person që është në depresion ndjehet i pashpresë,i mërzitur dhe humbet vullnetin për të bërë shumë gjëra që dikur i jepnin kënaqësi.
Këto janë shenjat më të shpeshta që hasen tek një person që është në depresion:
Mërzitje e përhershme dhe humor i keq
Mendime pesimiste
Urrejtje ndaj vetes
Ndjenjë fajësie
Një intolerancë ndaj të tjerëve
Pamundësia për tu kënaqur me jetë
Mendime vetëvrasëse
Ndenjë shqetësimi gjatë tërë kohës
Ankth

Por janë edhe disa shenja të tjera të depresionit:

Lëvizje më të ngadalta
Probleme në fokusim
E folura është më e ngadaltë se zakonisht
Ndryshim i oreksit
Dëshirë më të ulët për seks
Tek gratë ndryshon edhe cikli
Ndjenjë lodhshmërie
Dhimbje të kokës dhe probleme me tretjen
/Familja Jone

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë