Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Shenjat që paralajmërojnë se jeni të stresuar

Dr. Agon Bislimi – Mjekë i Përgjithshëm/Kirurg i Përgjithshëm/Kirurg Abdominal

Si mund ta përkufizojmë stresin?
Stresi është një përgjigje fiziologjike normale ndaj ngjarjeve që na bëjnë të ndihemi të kërcënuar ose na prishin balancën. Kur kemi ndjesinë e rrezikut, e vërtetë apo imagjinare qoftë kjo, reagimi mbrojtës i trupit është i shpejtë dhe manifestohet në reagimin “lufto ose ik ose ngri në vend”. Ky proces quhet Stress Response (reagim ndaj stresit). Reagimi ndaj stresit është mënyra se si trupi ju mbron. Kur kjo gjë funksionon mirë, do t’ju ndihmojë të qëndroni i fokusuar, energjik dhe alert. Në situatë emergjente, stresi mund t’ju shpëtojë jetën, duke ju dhënë më shumë fuqi të mbroni veten, p.sh.:, shkelmimi me nxitim i frenave për të shmangur një aksident, ose ju bën të studioni fort pa pushim për provimin. Ana tjetër e medaljes tregon se stresi ndalon aftësinë tonë për të qenë të efektshëm, shkakton shumë dëmtime në shëndetin tonë, në produktivitet, në marrëdhëniet tona dhe në përgjithësi në cilësinë e jetës sonë.

Si reagon trupi ndaj stresit?
Kur kaloni një rrezik, sistemi juaj nervor përgjigjet me lëshimin e një fluksi hormonesh stresi përfshirë këtu adrenalinën dhe kortizolin. Zemra rreh më shpejt, muskujt tendosen, presioni i gjakut rritet, frymëmarrja shpejtohet dhe personi bëhet më i mprehtë. Këto ndryshime fizike rrisin fuqinë tuaj dhe qëndrueshmërinë, shpejtojnë shumë kohën e reagimit dhe përmirësojnë fokusin duke ju përgatitur për të luftuar ose ikur në varësi të llojit të rrezikut.

Cilët faktorë ndikojnë nivelin e tolerancës së stresit?

-Rrjeti i miqve, familjes, kolegëve që mund të shërbejnë si zonë mbrojtje nga efektet e stresit.

-Ndjesia e kontrollit. Është më e lehtë përballimi i stresit kur keni një vetëbesim dhe aftësi të ndikoni mbi ngjarjet që shkaktojnë stres.

-Qëndrimi dhe opinioni juaj: Njerëzit optimistë janë shpesh më të guximshëm në situata stresuese. Ata kanë tendencë për të përqafuar sfida, kanë një ndjenjë të fortë të humorit dhe pranojnë se ndryshimi është pjesë e jetës.

-Aftësia e të menaxhuarit të emocioneve. Stresi është një përjetim dhe do të përjetohet shumë keq nëse nuk dimë të qetësojmë veten. Aftësia për të sjellë emocionet në balancë fitohet në vite dhe varet nga përvoja e jetës.

Dr. Agon Bislimi në një grafikë të punuar në formë të një fotoje e ka paraqitur shumë thjeshtë dhe të kuptueshme shenjat të cilat na paralajmërojnë se jemi duke kaluar në një fazë me stres.

Youtube

Arkiva

Kategoritë