Sht, Jan 16, 2021
Banner Top
Banner Top
Shenjat e para të leukemisë

Shumica e qelizave të kuqe prodhohen nga palca e kockave – një substancë dhjamore që gjendet në sasi të lartë te mbështjellësi i eshtrave.

Te personat që vuajnë nga leukemia, një nga këto qeliza të reja të gjakut pëson “transformim” malinj si pasojë e mutacioneve gjenetike të ndryshme që ndodhin në AND-në e saj. Më pas ajo fillon të shumëfishohet dhe kështu fillon të zhvillohet sëmundja.

Ka disa nënlloje të leukemisë të cilat janë të përcaktuara nga lloji i qelizave të gjakut, që janë kthyer në kancerogjene si pasojë e mutacionit gjenetik.

Simptomat e para me të cilat shfaqet sëmundja ngjasojnë edhe me shumë gjendje të tjera shëndetësore, prandaj nuk mund të thuhet me bindje të plotë që kjo simptomë i përket sëmundjes së leucemisë.

Megjithatë, ka disa simptoma që fillojnë të shfaqen tek personat që vuajnë nga llojet më të zakonshme të saj:

Lëkurë e zbehtë

Me zhvillimin e leukemisë qelizat e gjakut të dëmtuara nga kanceri, fillojnë të pushtojnë palcën e kockave prandaj bëhet edhe më e vështirë zhvillimi i qelizave të shëndetshme. Duke qenë se janë më pak qeliza të shëndetshme, personi fillon të zhvillojë anemi, që çon në zbehje të lëkurës. Anemia mund të shkaktojë gjithashtu ndjesinë e të ftohtit në duar dhe këmbë gjatë gjithë kohës.

Lodhje

Ashtu si në rastin e shumë sëmundjeve të tjera, lodhja është një simptomë zakonshme e leukemisë. Nëse ndiheni të lodhur dhe plogësht gjatë gjithë kohës, sidomos nëse keni energji si më parë, flisni me mjekun. Lodhja mund të vijë edhe si pasojë e anemisë.

Infeksionet ose temperatura e lartë

Qelizat e gjakut janë një komponent shumë i rëndësishëm i sistemit imunitar. Nëse nuk jeni në gjendje të mirë shëndetësore, si në rastin e personave me leukemi, jeni të predispozuar të sëmureni më shpesh. Infeksionet dhe temperatura e lartë janë ndër simptomat më të zakonshme që hasen te këta persona.

Probleme me frymëmarrjen

Përveç plogështisë dhe lodhjes, problemet me frymëmarrjen janë gjithashtu një simptomë që nuk duhet ta injoroni.

Vështirësi në shërimin e plagëve

Nëse një prerje ose gërvishtje e lehtë merr shumë kohë për t’u shëruar, ose ju mavijoset shpejt lëkura, këto simptoma mund të paralajmërojnë për një “transformim” të qelizave të gjakut të lidhur me leukeminë. Njollat e kuqe të vogla në lëkurë – një gjendje e njohur si petechiae, mund të shkaktohen gjithashtu nga leukemia.

Simptoma të tjera

Edhe pse nuk janë aq të zakonshme sa 5 simptomat e përmendura më sipër, djersitjet gjatë natës ose dhimbjet e gjymtyrëve lidhen gjithashtu edhe me leuceminë. Ndërkohë, rënia drastike nga pesha mund të jetë ose jo, simptomë, varet nga nënlloji i leucemisë. Gjakrrjedhja nga hundët, ënjtja ose zmadhimi i nyjeve limfatike dhe ethet ose temperatura e lartë janë disa nga simptomat e mundshme gjithashtu./NetDoktori

Arkiva

Kategoritë